3.8 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Porosia e Sultan Uthmanit të birit të Ertugrulit për të birin në shtratin e vdekjes

Më të lexuarat

Porosia e Sultan Uthmanit të birit të Ertugrulit për të birin në shtratin e vdekjes, porosi që gjendet e shkruar mbi varrin e tij dhe sot.

1.Bir! Mos u angazho me gjëra që ska urdhëruar Allahu, e nëse gjatë qeverisjes përballesh me probleme të mëdha,

parashtroua dijetarëve ,të të japin zgjidhje.

2. Biri im! Ata që të duan e të binden, nderoi e respektoi, sillu mirë me ushtrinë, por mos lejo të të mashtrojë Shejtani duke u mahnitur me pushtetin, forcën e pasurinë dhe të braktisësh fenë e besimin në Zot.

3.Dije bir se synimi ynë kryesorë, duhet të jetë kënaqësija e Allahut, dhe se forca e treguar në beteja,është drita që mbush dynjanë dhe afron drejt kënaqësisë së Zotit të botërave.

4. Biri im! Ne nuk jemi ndër ata që luftojnë për ego dhe teka personale,apo për të sunduar të tjerët. Ne jetojmë për Islamin dhe për të vdesim, dhe unë të konsideroj të aftë për një detyrë të tillë.

5.Biri im! Përhapja e Islamit, udhëzimi i njerëzve, mbrojtja e nderit të tyre dhe pronave të tyre, është një amanet që e ke të vendosur në qafë për të cilin do të të pyesë Allahu në ditën e Kijametit.

6. Biri im! Amanet po ti lë dijetarët, kujdesu për to, nderoi, dëgjoua fjalën dhe sugjerimin, ata nuk të këshillojmë vetëm se për mirë.

Kur lexon këtë porosi, nuk habitesh nga fakti se Osmanllijtë sunduan për më shumë se 600 vite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit