-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Porosia e Lukmanit djalit të tij

Më të lexuarat

Lexo dhe ndalu e analizoji këto porosi të Allahut, subhanehu ve teala, të cilat na i ka sjellë në Kuranin Fisnik dhe krahaso me atë që ndodh përreth nesh…

12- Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.

13- (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”

14- Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.

15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.

16. O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar.

17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.

18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.

19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.

20. A nuk e dini ju se Allahu nënshtroi për të mirën tuaj ç’ka në qiej e ç’ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e Allahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.

21. Dhe kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që e shpall Allahu” ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë që gjetëm tek prindërit tanë!” E edhe sikur djalli t’i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!

22. E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek Allahu është përfundimi i çështjeve.

23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t’u tregojmë. Allahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.

24. Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.

Surja Lukman

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit