2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Porosi të mëdha nga Dita e Ashures

Më të lexuarat

Porosi të mëdha nga Dita e Ashures

1- Në Ditën e Ashures përfundoi afati që Allahu i dha kriminelëve, tiranëve dhe kur skadon afati, atëherë vjen exheli (vdekja) edhe poqë se është në mesin e ushtrisë së tij.
2- Në Ditën e Ashures Xhibrili ia mbushte gojën me baltë Faraonit nga frika se mos po e thotë shehadetin, e të shpëtoje nga ndëshkimi, sepse kur e teprojnë diktatorët para se me dëshiru njerëzit shkatërrimin e tij, e dëshirojnë melaqet.
3- Në Ditën e Ashures nuk u ça deti deri sa nuk testoi Allahu bindjen e të gjithëve, pasi korri sukses Musai, alejhisselam, në testin e bindjes, Allahu e shpëtoi atë dhe popullin e tij besimtarë.
“Assesi! Me vete kam Allahun, i cili do më udhëzoje (drejt shpëtimit)”.
4- Në Ditën e Ashures u shkatërua diktatori, ministrat, roja, ushtria, policia, kuzhinjerët dhe krejt ata që e ndihmonin në krimin dhe terrorin e tij, ata u përmbytën në të njejtin det.
5- Në Ditën e Ashures shpëtoi plaka e dobët izraelite, por besimtare dhe u shkatërrua Faraoni, i ri dhe i fuqishëm, sepse kur ballafaqohemi me mllefin e Allahut të bën dobi puna e mirë qe ke bë e jo nami që ke pas.
6- Në Ditën e Ashures insistoi Faraoni të futet brenda detit me mendjemadhësin dhe tiraninëe tij, edhe pse e pa me syt e vet si u ça deti, kështu çdo herë i verbëron dhe deh kriminelët dje diktatorët mendjemadhësia dhe tirania dhe bëjnë veprime mendjelehtësh.
7- Në Ditën e Ashures pasi që Musai, alejhisselam, e dha mundin dhe e bëri sebebin, bëri plan, Allahu e shkatërroi armikun e tij dhe ia plotësoi dhuntitë. Andaj planifiko për të vërtetën edhe po të ishe Pejgamber, si Musa, alejhisselam, sepse Deti nuk çahet për dembelin dhe përtacin.
8- Në Ditën e Ashures shpëtoi një grup i vogël besimtarësh kurse u shkatërrua një shumicë e madhe kriminelësh, sepse pakica që ka me vete Allahun është shumica, e shumica që është pa Allahun është pakica, e dobët dhe e nënçmuar edhe po të ishin me miliona.
9- Në Ditën e Ashures agjëroi Muhammedi ‫ﷺ‬ në shenjë gëzimi për shpëtimin e Musait, alejhisselam, dhe atyre që ishin me te, edhe pse kishin kaluar mijëra vite, sepse besimtarët në dashurinë mes tyre nuk i ndajnë as mijëra vitet e as mijëra kilometrat.
Ibën Abasi, radijallahu anhu, thotë: kur erdhi Pejgamberi ‫ﷺ‬ në Medine pa duke agjëruar hebrejët Ditën e Ashures dhe i pyeti: pse e agjëroni këtë Ditë? Thanë: kjo është Ditë e Mirë, në këtë Ditë i shpëtoi Allahu izraelitët nga armiku i tyre dhe e agjëroi Musa, alejhisselam. Pejgamberi ‫ﷺ‬ tha: unë jam më afër Musait se ju, andaj e agjëroi edhe ai këtë Ditë dhe urdhëroi të agjërohet. Buhariu dhe Muslimi


Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit