Ajet Kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. [Kuran, 2: 187]
Hadith
I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që e ushqen një agjërues e ka shpërblimin e njëjtë me të, pa iu zvogëluar agjëruesit aspak shpërblimi.”
Solidarësi
Dikush nga selefët është pyetur: “Përse është ligjëruar agjërimi?” Ai është përgjigjur: “Që i pasuri ta shijojë urinë e të mos e harrojë të uriturin.”
Vëlla i dashur dhe motër e nderuar, sa herë ju bie ndërmend për nevojtarët?!
Garoni për te i Gjithmëshirshmi
Haseni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu e bëri muajin e Ramazanin maratonë për robërit e Vet, në të cilën ata garojnë të nënshtruar ndaj Allahut për të fituar kënaqësinë e Tij. Disa njerëz garuan dhe fituan, ndërsa disa të tjerë mbetën mbrapa dhe humbën. Sa e çuditshme është puna e atij që qesh e dëfrehet në ditën kur fitojnë të devotshmit dhe humbasin dështakë