Në Luksemburg, Francë dhe Austri në fundjavë do të zhvillohet mitingu: “Mallkim terrorizmit, pro demokracisë”.
Protesta në Luksemvurg do të zhvillohet në Sheshin Theatre të Kryeqytetit ditën e shtunë në 26 nëntor.
Në protestën që zhvillohet me mbështetjen e iniciativës popullore dhe organizatat jo qeveritare civile do të kërkohet nga vendet e Evropës që të mbështetin Turqinë në luftën kundër terrorit.
Në protesta do të përkujtohen edhe dëshmorët.
Edhe organizatat jo qeveritare civile me aktivitete në qytetin Strasburg të Francës, do të mblidhen në Place de l’Etoile ditën e shtunë në 26 nëntor dhe do të zhvillojnë mitingun “Jo me terrorizmin, pro demokracisë”.
Në mitingun që pritet të ketë një pjesëmarrje të gjerë institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës do ti përcillet mesazhi “mos mbështesni terrorin”.
Kurse në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë mitingu do të zhvillohet ditën e diel më 27 nëntor.
Në mitingun që do të zhvillohet përpara Kuvendit të Austrisë do të protestohet Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare që mbështesin organizatat terroriste.