2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pompeo: Kështu u shmang një luftë bërthamore në 2019-ën

Më të lexuarat

Libri i ish-kryediplomatit amerikan: fjalët që kanë irrituar të venë e Khashoggi

Ish-kreu i diplomacisë amerikane nën presidencën e Donald Trump, Mike Pompeo, argumenton në një libër të botuar në SHBA të martën se India dhe Pakistani kishin arritur në prag të luftës bërthamore në vitin 2019 dhe se përshkallëzimi u shmang falë përpjekjeve të Uashingtonit.

“Unë nuk mendoj se bota e kupton se rivaliteti Indi-Pakistan iu afrua kaq shumë luftës bërthamore në shkurt 2019,” shkruan Pompeo në librin e tij “Kurrë mos u dorëzo”.

Në shkurt 2019, India nisi sulme ajrore në tokën pakistaneze në hakmarrje për një sulm kamikaz që kishte vrarë 41 paraushtarakë në Kashmirin e kontrolluar nga India. Pakistani rrëzoi një aeroplan indian dhe kapi pilotin.

Pompeo, i cili ishte në Hanoi për samitin e atëhershëm të Presidentit Trump me homologun e tij koreano-verior Kim Jong Un, thotë se ai u zgjua nga një telefonatë urgjente nga një zyrtar i lartë indian.

“Ai besonte se pakistanezët kishin filluar të përgatisnin armët e tyre bërthamore për të vazhduar me një sulm. India, më informoi ai, po shqyrtonte çfarë hakmarrjeje do të ndwrmerrte”, vijon ish-drejtori i CIA-s nën Trump.

“I kërkova të mos bënte asgjë dhe të na jepte pak kohë për t’i sqaruar gjërat”.

Gjithmonë sipas Pompeos, diplomatët amerikanë më pas arritën të bindin Islamabadin dhe New Delhi-n se nuk kishte përgatitje për një sulm bërthamor nga asnjëra palë.

“Asnjë vend tjetër nuk mund të bënte atë që bëmë ne,” siguron ai.

Kreu i diplomacisë amerikane në atë kohë kishte mbështetur publikisht të drejtën e Indisë për t’u mbrojtur.

India dhe më pas Pakistani kryen teste të armëve bërthamore në vitin 1998, duke bërë që presidenti i atëhershëm Bill Clinton ta shpallte Kashmirin “vendin më të rrezikshëm në botë”.

Ky rajon i Himalajeve, i pretenduar nga India dhe Pakistani, ka qenë skena e konfliktit të armatosur që nga ndarja e përgjakshme e kolonisë indiane nga Perandoria Britanike në 1947.

“Përpiqu të më vrasësh”

Libri i Pompeos i referohet gjerësisht edhe marrëdhënieve me Korenë e Veriut dhe përgatitjes së tre samiteve të Trump dhe Kim.

Ai thotë se u takua fshehurazi me Kim Jong Un në Phenian në mars 2018, kur ai ishte ende drejtor i CIA-s.

“Nuk e mendoja se do të vish. E di që po tenton të më vrasësh”, shkruan ai ato që i tha lideri i Koresë së Veriut.

Duke vendosur të “bëj pak humor”, ai thotë se i është përgjigjur: “Z. President, unë gjithmonë përpiqem të të vras.”

Pompeo më tej pretendon se Kim Jong Un i tha atij se ishte i shqetësuar për aspiratat kineze, në masën që ai “kishte nevojë për amerikanët në Korenë e Jugut për të mbrojtur veten” nga Partia Komuniste e Kinës.

Duke iu referuar gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra dhe u copëtua në vitin 2018 nga një skuadër xhelatësh brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll, Pompeo mbron marrëdhëniet me Arabinë Saudite, duke shkuar deri aty sa të mburret se në kundërshtim me Washington Post dhe New York Times, shkuan në Riad disa ditë pas atentatit.

Pompeo tallet edhe me punën gazetareske të të ndjerit, i cili sipas tij u cilësua nga mediat amerikane si “sauditi Bob Woodward që u martirizua për kritikimin e guximshëm ndaj familjes mbretërore saudite”, kur ai nuk ishte gjë tjetër veçse një “aktivist” i cili mbështeti “skuadrën humbëse”.

E veja e gazetarit, Hatice Cengiz, tha në Twitter se ishte “e tmerruar” nga trajtimi i çështjes nga Pompeo në librin e tij, pa asnjë gjurmë “respekti” dhe “njerëzimi” për dikë që u “vra kaq brutalisht”. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit