-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Polonia paralajmëron se Evropa ka hyrë në “epokën e paraluftës”

Më të lexuarat

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar për kërcënimin “real” të një konflikti në Evropë, duke thënë se për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kontinenti ka hyrë “në epokën e paraluftës”.

“Lufta më nuk është koncept i së shkuarës. Është real dhe ka nisur dy vjet më parë. Gjëja më shqetësuese për momentin është se çdo skenar është i mundshëm. Nuk kam parë një situatë të tillë që nga viti 1945”, tha Tusk gjatë një interviste dhënë për grupin medial evropian, Lena, më 29 mars.

“E di që tingëllon e tmerrshme, veçmas për gjeneratën e re, por ne duhet ta pranojmë faktin që epoka e luftës ka nisur: epoka e paraluftës. Nuk po ekzagjeroj. Çdo ditë e më shumë kjo po bëhet më e qartë”.

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi mbi dy vjet më parë, përmbysi ndjenjën e liderëve evropianë për paqe të palëkundur të pasluftës, duke nxitur shumë shtete të rrisin prodhimin e armëve për të furnizuar edhe Kievin, por edhe ushtritë e tyre.

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shteti i së cilit është një prej mbështetësve më të mëdhenj i Ukrainës fqinje, tha se nëse humb Kievi “askush” në Evropë nuk do të ndihet i sigurt.

Polonia kufizohet me Ukrainën dhe një ditë më parë ushtria polake njoftoi se kishte aktivizuar avionët luftarakë të ushtrisë, pas sulmeve ruse në Ukrainë, që ndodhën afër kufirit me Poloninë.
REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit