Ozlem Cekic është njëra prej politikaneve të para muslimane në Danimarkë, diçka që e bën atë shënjestër e fyerjeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme në adresë elektronike.
Por, ajo përveç se i ka injoruar këto fyerje, ajo ka shkuar edhe më tej duke vendosur që të përballet personalisht me këta persona, raporton BBC, transmeton SHENJA. Özlem beson se ballafaqimi ballë për ballë do të jetë i dobishëm për të thyer paragjykimet. Në vitet e fundit, ajo ka ftuar qindra prej personave që e kanë fyer, u ka shërbyer kafe dhe ka biseduar miqësisht me ta.