1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikani italian: T’i mbyllim në xhami dhe t’i mbysim të gjithë muslimanët

Më të lexuarat

Një komenet tronditës ka bërë politikani i Partisë Lega Nord në Itali. Këshilltari i rajonit të Toskanës, Roberto Salvini, ka bërë një koment mjaft të rëndë në “Facebook”, ku shkruante se të gjithë muslimanët duhen mbyllur në xhami e të mbyten me squfur. Këtë koment ai e ka bërë pas ngjarjeve të Parisit.

“T’i mbyllim të gjithë muslimanët në xhami dhe t’i asfiksojmë me squfur”, shkruante Salvini.

Menjëherë pas reagimeve të ashpra publike, Partia Lega Nord është distancuar nga deklarata e zyrtarit të saj.

Sipas kësaj force politike, ai koment nuk përfaqëson qëndrimin e Lega Nord.

Salvini ka reaguar më pas dhe ka kërkuar falje, duke shtuar se bëhej fjalë vetëm për një batutë.

(Mediat)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit