1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Politikani amerikan: Nuk duhet lejuar që një mysliman të bëhet president

Më të lexuarat

Politikani amerikan Ben Carson ka thënë se ai nuk beson se një mysliman përket në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk do të avokoja që një mysliman të vie në krye të shtetit”, ka thënë Carson gjatë një interviste në “Meet the Presss” sipas transkriptit. “Pa dyshim që nuk do të pajtohesha me këtë”, ka shtuar ai, transmeton Indeksonline.

Pyetja që iu bë Carsonit ishte se nëse religjioni i presidentit është me rëndësi apo jo. Ai u përgjigj duke thënë “varet prej besimit që ka ai.”

“është jokonsistetne me vlerat dhe parimet amerikane, pa tjetër që është me rëndësi”, ka thënë neurokirurgu që tash është politikan.

Më pas, Todd, intervistuesi e pyeti Carson-in nëse islami është konsistent me Kushtetutën amerikane.
“Jo, nuk është “, ka thënë ai me vendosmëri.

Islami po bëhet temë e gjërë për diskutim gati tek të gjithë kandidatët për president në Amerikë dhe deklaratat e tyre skandaloze po marrin vëmendje ndërkombëtare, duke shfaqur atë urrejtje që ka mbjell Islamofobia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit