1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Politika kriminale serbe ne Kosove, ka qene e bekuar nga Kisha Ortodokse serbe

Më të lexuarat

Per shkak se politika kriminale serbe ne Kosove, ka qene e bekuar nga Kisha Ortodokse serbe, vizita e pelegrineve serbe ne Gjakove nuk eshte vec vizite fetare por edhe politike. Kjo vec nese dojme te jemi politikisht korrekt.

Perndryshe, vizita e serbeve lokale te Gjakoves ne kontekstin post-’99 te raporteve Kosove – Serbi eshte kryekeput politike dhe si e tille ish dashte, dhe duhet, te trajtohet nga shteti i Kosoves.
Njejte sikur per Nikoliqin, instancat zyrtare kahmot eshte dashte me marr vendim qe te ndalojne pelegrinimin e ish-qytetareve serbe te Gjakoves, ne Kishen Ortodokse te saj. Dhe ky vendim do te duhej te mbahej ne fuqi deri sa t’behet kerkim-falje e vecante per krimet e serbeve lokale ne Gjakove. Sepse ajo cfare ka ndodhe ne kete qytet nuk ka t’beje me krim te planifikuar shteteror te Serbise ne Kosove, sa me pjesemarrje masive te serbeve lokale ne krime ndaj popullates shqiptare. Serbe lokale civile te armatosur kane vrare, torturuar e terrorizuar shqiptare te pafajshem civile.

Dhe ketu s’po flasim vetem per periudhen ’97-’99, por per komplet dekaden, nga ’89-’99. Personalisht, i vetem, kam qene viktime e nje terrori te nje grupi huliganesh serbe ne ’91. Atehere nje adoleshent i frikesuar dhe i tmerruar 13 vjecar. Dhe, si une, ka pasur shume te tille, Per 10 vite jetuam te poshteruar ne klime terrori e torture, per te kulminuar me krime makabre serbe.

Nga kush? Hiq ma pak se nga bashkeqytetaret tane te atehershem serbe!
Keshtu qe, jo vetem moralisht, por edhe politikisht eshte absurde qe te njejtit kriminele me t’ardhe n’qyetin, te cilin vet e kane djegur, bashkeqytetaret e te cilit i kane vrare, masakruar, terrorizuar, dhunuar etj. dhe te shiten si besimtare, te cileve po iu mohohet e drejta e ushtrimit te fese. Ndersa qytetaret e Gjakoves te paraqiten si te dhunshem, jotolerant etj.
Kjo vlene edhe per trajtimin diplomatik te ceshtjes, zoteri ambasador Delawie. Jam i sigurt qe nuk jeni te mire-informuar hollesisht per ceshtjen kaq te ndieshme te Gjakoves, ngase ne kete rast, si diplomat i karrieres qe jeni, do te zgjidhnit minimalisht heshtjen si reagim diplomatik. Mirembetshi!/ArdianGola/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit