4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Politika e Turqisë për refugjatët, shembull për botën”

Më të lexuarat

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), William Lacy Swing, ka thënë se mikëpritja bujare e tre milionë refugjatëve nga ana e Turqisë duhet theksuar më shumë. Ai tha se kjo mikpritje paraqet shembull për pjesën tjetër të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm IOM-it, William Lacy Swing, i cili erdhi në Turqi për të marrë pjesë në Konferencën e Nëntë të Ambasadorëve si i ftuar i ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, në një deklaratë për AA tha se mikpritja bujare e tre milionë refugjatëve nga ana e Turqisë duhet theksuar më shumë. “Sipas meje, kjo gjë paraqet shembull për pjesën tjetër të botës”, shtoi Swing.

Ndërkaq, sa u përket politikave kundër refugjatëve në disa shtete të Evropës, Swing tha:

“Fatkeqësisht, shumë aktorë politikë pozitën e tyre po e përdorin për përfitime politike, në vend se ta përdorin atë për t’u ndihmuar nevojtarëve, migrantëve dhe refugjatëve, për t’i fituar apo rifituar zgjedhjet. Pa marrë parasysh satusin, ne të gjithë jemi përgjegjës për njerëzit që janë në lëvizje, qofshin ato refugjatë apo migrantë të tjerë, e këta njerëz gjithnjë janë njerëzit më të pambrojtur”.

“Nëse vdesin kaq shumë refugjatë, kjo do të thotë se politikat nuk po sjellin dobi”

Duke tërhequr vëmendjen në faktin se çështja e refugjatëve është bërë problem global, Swing theksoi se sipas të dhënave nga IOM vitin e kaluar kanë humbur jetën mbi pesë mijë refugjatë në tentativë për të kaluar në Evropë përmes Mesdheut, ndërsa kjo shifër në tre vitet e fundit ka arritur në mbi 18 mijë.

“Nëse vdesin kaq shumë njerëz, kjo do të thotë se politikat nuk po sjellin dobi. Ne duhet t’i mbështesim ato politika që do të shpëtojnë jetëra”, vuri në pah drejtori i përgjithshëm i IOM-it, William Lacy Swing.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit