Një oficer policie në Indinë veriore është vrarë derisa po mundohej ta qetësonte një grup banditësh të zemëruar për shkak të raporteve se lopët, që konsiderohen të shenjta prej hindusve, po masakrohen në rrethinën e tyre.
Inspektori Subodh Kumar Singh u vra nga disa fshatarë, shumë prej të cilëve aktivistë nga grupet hindu të vijës radikale, të cilët u përleshën me policinë në lagjen Bulandshahr të Uttar Pradesh të hënën.
Ata po protestonin për pamundësinë policisë për të ndaluar therjen e lopëve, ata ankoheshin se kishin gjetur atë mëngjes eshtra kafshësh nëpër fushat e fshatit. Ata kishin vendosur një traktor me rimorkio midis rrugës – të mbushur me cofëtina – jo fort larg prej stacionit policor të fshatit. Po ashtu një 18-vjeçar gjithashtu vdiq nga trazirat e shkaktuara.
Shumica Hindu e Indisë i përket besimit se lopët janë të shenjtë dhe masakra e tyre është e ndaluar në shumicën e shteteve indiane. Ka pasur një varg sulmesh nga Hindusët e krahut të djathtë mbi therjen e kafshëve dhe konsumimin e viçit në vend.
Sipas një raporti nga India Spend, mbi 80 çështje të dhunës janë si shkak i lopëve të prera që janë denoncuar nga viti 2012 deri më 2017. 97% e këtyre ngjarjeve ka ndodhur që kur ka ardhur në pushtet partia nacionaliste e hindusëve Bharatiya Janata./KohaIslame.com/