11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Policia Turke trajnim për oficerët e antiterrorit të Policisë së Shqipërisë

Më të lexuarat

“Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare dhe Akademisë së Sigurisë në mënyrë të veçantë me Policinë e Turqisë dhe Drejtorinë e Antiterrorit të Policisë Turke gjatë këtij vitit ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme”

TIRANË (AA) – Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë në Tiranë janë shpërndarë certifikatat për oficerët e antiterrorit të Policisë së Shqipërisë që janë trajnuar nga kolegët e tyre të Drejtorisë së Antiterrorit të Policisë së Turqisë, në lidhje me “informimin për terrorizmin dhe parandalimin e akteve terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitet ishin të pranishëm drejtues të Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shqipërisë, drejtues të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, të Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, etj.

Zëvendësdrejtori i Akademisë së Sigurisë, Artan Shkëmbi, duke folur gjatë aktivitetit tha se ky trajnim ka qenë i vlefshëm për të shtuar njohuritë në një fushë shumë të rëndësishme që është ajo e luftës kundër terrorizmit.

“Është një trajnim i dobishëm. Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare dhe Akademisë së Sigurisë në mënyrë të veçantë me Policinë e Turqisë dhe Drejtorinë e Antiterrorit të Policisë Turke gjatë këtij vitit ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëshmi e këtij bashkëpunimi ka qenë realizimi i shumë trajnimeve si në Shqipëri ashtu edhe në Turqi. Në këtë kuadër ne jemi duke punuar bashkë me ambasadën turke për të planifikuar trajnimet për vitin 2018. Do të ishte e rëndësishme të përcaktojmë trajnime që do të jenë në interes të përbashkët”, u shpreh Shkëmbi.

Ndërsa zëvendësambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, theksoi se që nga viti 2014 janë zhvilluar disa trajnime të ndryshme për efektivët e Policisë së Shqipërisë, për çështjen e luftës kundër terrorizmit, për metodat inteligjente në luftën kundër terrorizmit, etj.

Ai theksoi më tej se “Fatkeqësisht vendi ynë ka vuajtur shumë nga aktet terroriste. Lufta kundër terrorit ka qenë një ndër çështjet e rëndësishme për sigurinë tonë dhe gjithmonë është trajtuar me seriozitetin më të madh. Ne po vazhdojmë luftën tonë të pandërprerë kundër organizatave terroriste si DEASH, PKK dhe FETO, luftë që e zhvillojmë si brenda territorit të Turqisë ashtu edhe jashtë saj. Në ditët e sotme organizatat terroriste nuk njohin më kufi, prandaj edhe bashkëpunimi midis vendeve kundër akteve terroriste po merr gjithmonë e më shumë një rëndësi edhe më të madhe.”

“Ne dëshirojmë që miqtë tanë të jenë gjithmonë të përgatitur në luftën kundër terrorizmit. Për këtë arsye ne kemi qenë të gatshëm të ndajmë përvojën me miqtë tanë shqiptarë. Terrorizmi në ditët e sotme ka ndryshuar, ku është i strukturuar në formën e celulave. Organizata terroriste FETO ka zhvilluar dhe realizon sisteme komunikimi tepër të veçanta, duke arritur të depërtojë në sistemin shtetëror dhe në të njëjtën kohë ka thurur plane djallëzore duke përdor maska nga më të ndryshme. Turqia dëshiron që Shqipëria mos të dëmtohet nga organizatat terroriste, si nga DEASH apo FETO, apo çfarëdo emri të ketë”, theksoi Baş.

Pjesë e trajnimit që ka zgjatur disa ditë kanë qenë punonjës të Policisë së Shqipërisë nga drejtoritë vendore të policisë në të gjithë vendin, të angazhuar në strukturat e antiterrorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit