1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia sërish gjen armatim në Banjskë

Më të lexuarat

Policia e Kosovës sërish ka gjetur armatime në Banjksë të Zveçanit dhe beson se ato kanë qenë atje që nga sulmi që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin ‘Rajska Banja’ dhe kemi gjetur dy jelekë antiplumb, AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Që atëherë, policia disa herë ka gjetur armatime në Banjskë të Zveçanit, por edhe në pjesë të tjera të veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Për sulmin, Kosova fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Ndryshe, Hoteli “Rajska Banja”, ku policia tha se kreu kontrolle shtesë më 16 gusht, në fund të vitit të kaluar është marrë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit