4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia: Ne vetëm zbatuam urdhrin e Gjykatës

Më të lexuarat

Policia Rajonale e Prishtinës nuk e ka komentuar arrestimin e shefit të inspektoriatit të Prishtinës, Salih Zyba. Zëdhënësja e policisë për Prishtinë Flora Ahmeti thotë se krejt çka policia ka bërë, është se e ka respektuar urdhrin e gjykatës.
“Është zbatuar një urdhëresë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, arsyeja është e gjykatës, ne nuk i komentojmë ato”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti

 

Erzen Vraniqi ka thënë se ky arrestim ka ndodhur pa fletëarrest nga ana e Policisë, transmeton Klan Kosova.

“Për më tepër Policia arreston edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës, Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj se kryen detyrën e tyre duke i kërkuar autorizim policëve për të hyrë në objekt të Komunës. ‪#‎shtetikapur”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.

1 2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit