1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Policia mbetet pa vetura

Më të lexuarat

Pas një viti duke u shtyrë në “gjykatën e tenderëve”, përfaqësuesi i Peugeut në Kosovë ka fituar kundër Policisë së Kosovës në tenderin për furnizim me vetura.
Përfaqësuesi i Peugeut në Kosovë, Arif Elshani ka thënë se kjo është një fitore e madhe për të gjithë biznesmenët në Kosovë dhe se kjo është një tregues se ligji në Kosovë po zbatohet.
“Ditë e gëzueshme dhe e mbarë për të gjithë biznesmenët që merren me këto aktivitete. Vendimi i OSH-së është shumë i arsyeshëm dhe i drejtë”, ka thënë Elshani, raporton KTV.
Policia e Kosovës ka shpërblyer me tender “Porshe Kosovën “ për furnizim me vetura, oferta e së cilës ishte gjysmë milioni euro më e shtrenjtë se e Peugeot.
Këtë vendim Policia e Kosovës, nuk e ka komentuar ndërsa përfaqësuesit e Peugeut, kanë heshtur derisa ta lexojnë vendimin.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit