-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policia maqedonase po maltreton kosovarët në kufi

Më të lexuarat

Heqja e regjimit të lëvizjes me pasaporta dhe mundësimi i lëvizjes vetëm me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Kosovës, nuk po i jep rezultatet e kënaqshme. Së paku jo për qytetarët e Kosovës, të cilët ankohen se policia maqedonase po e stërzgjat kontrollin rutinës ndaj tyre në kufi, transmeton gazeta Lajm e Shkupit.

“Një kontroll rutinë po zgjat 20 minuta. Ne menduam se me lëvizjen me letërnjoftime do të lehtësohen procedurat, por kësi maltretimi nuk kemi përjetuar asnjëherë deri tani. Temperaturat 40 gradë, kurse ne mbahemi pa lidhje në kufi”, është ankuar një qytetar i Kosovës. Ata thonë se në këtë mënyrë po krijohen pa nevojë kolona dhe pritja ndonjëherë zgjat deri dy orë“.

Kjo po ndodh edhe në hyrje nga Kosova në Maqedoni, por edhe në dalje nga Maqedonia. Në shënjestër janë pronarët e veturave me targa të Kosovës”, ankohen qytetarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit