2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Policia ka prova që lehtësojnë identifikimin e kryerësve të sulmit të mbrëmshëm

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht në lidhje me sulmin e mbrëmshëm me mjet shpërthyes ndaj ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku thuhet se sulmi ka ndodhur rreth orës 23:05.

Policia e Kosovës me njësitet e saj, duke përfshirë edhe ato të specializuara, ka reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.

“Si rezultat i angazhimeve profesionale policore, përveç sigurimit të vendit të ngjarjes është arrit që gjatë operacionit për identifikim të të dyshuarve dhe sigurimit të provave që mund të çojnë në zbardhjen e rastit janë gjet dëshmi relevante, si: një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi ndaj ndërtesës së Kuvendit të RKS-së. Pastaj Policia ka arritur që në rrugën “1 tetori” ta gjej një motoçikletë e cila ishte duke u djegur dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë përdorur nga të dyshuarit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur raportime për ndonjë person të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e ndërtesës së Kuvendit të RKS-së, janë dëmtuar disa dritare, disa vetura zyrtare të cilat kanë qenë të parkuara në parking etj.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtësisë të kryerësve të këtij sulmi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit