KUDS (AA) – Ushtria izraelite e cila ishte në shoqërim të kolonëve hebrenj të cilët sot në mëngjes kryen ndërhyrje në Al-Aksa, kanë sulmuar rojtarët e kompleksit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kuds, Firas ed-Dibs, deklaroi se policia izraelite, në vend se të parandalojë ndërhyrjen e grupit të hebrenjve në Al-Aksa, sulmoi të punësuarit e Fondacionit dhe rojtarët e kompleksit.
Megjithatë, ai nuk dha informacione shtesë mbi këtë ngjarje.
Një grup i madh i kolonëve hebrenj sot në mëngjes hynë në kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor.
Organizatat radikale hebreje javën e kaluar bënë thirrje të gjithë hebrenjve për vizitë masive në Al-Aksa.
Ndërhyrja e kolonëve hebrenj me prani të madhe të policisë izraelite shkaktoi tensione të reja në Kudsin Lindor.