3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Policia izraelite shpërndan me forcë protestuesit në Jerusalemin Lindor

Më të lexuarat

Policia izraelite ndërhyri ndaj shumë njerëzve të tubuar për të mbështetur palestinezët, të cilët detyrohen të boshatisin shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah të Jerusalemit Lindor të okupuar.

Dëshmitarët okularë raportuan se dhjetëra njerëz, përfshirë palestinezë, izraelitë dhe të huaj, ishin mbledhur në zonë për të mbështetur palestinezët e lagjes Sheikh Jarrah. 

Policia izraelite ndërhyri me bomba shurdhuese për të shpërndarë protestuesit që lëshonin parulla në mbështetje të banorëve të lagjes dhe mbanin në duar flamurin palestinez dhe disa prej tyre i rrahu.

Ndërkohë, policia izraelite nuk i lejoi gazetarët të afroheshin në zonë dhe të përcillnin zhvillimet.

Frika dhe shqetësimi i 27 familjeve palestineze, që kanë jetuar këtu për një kohë të gjatë me rrezikun e shpërnguljes, ka marrë një dimension tjetër për shkak të presioneve të autoriteteve izraelite.

Në fund të shqyrtimit gjyqësor të një çështjeje të ngritur nga kolonët hebrenj në vitin 2019 Gjykata e Paqes në Jerusalem kishte marrë vendim për 12 familje që banojnë në lagjen Sheikh Jarrah. Vendimi i Gjykatës doli në favor të kolonëve dhe sipas vendimit familjet palestineze duhet t’i boshatisin shtëpitë e tyre.   

Bazuar në të njëjtin vendim, 4 nga këto familje duhet të ishin larguar nga shtëpitë e tyre në janar 2021.

Pas apelimit të vendimit nga familjet u vendos për rishqyrtimin e çështjes, por në mes të shkurtit Gjykata Qendrore e Izraelit e refuzoi ankesën e këtyre katër familjeve.

Në fillim të këtij viti, Gjykata Qendrore e Izraelit vendosi që shtatë familje duhet të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe t’ua lënë shtëpitë e tyre kolonëve hebrenj.

Dhe së fundmi, më 4 mars Gjykata hodhi poshtë kundërshtimet e familjeve palestineze që jetonin në lagjen Sheikh Jarrah.

Më 2 maj, Gjykata e Lartë u dha 4 familjeve të lagjes Sheikh Jarrah afat deri më 6 maj për të “arritur një marrëveshje” me kolonët hebrenj.

Në seancën dëgjimore që mbajt në Gjykatën e Lartë të Izraelit më 9 maj, shpallja e vendimit përfundimtar u shty për në qershor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit