2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Policia i ndalon protestat që po organizohen pas Parisit

Më të lexuarat

Policia në Paris njoftoi sot se ndalimi po përhapet për shkak të “kontekstit të tanishëm”, duke përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme në vend të zgjatur për tre muaj
Policia e Parisit ka ndaluar protesta dhe tubime të tjera në qytet, ndërsa qyteti ende është në gatishmëri të lartë pas sulmeve vdekjeprurëse që ndodhën më 13 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Policisë në kryeqytetin francez njoftoi sot se ndalimi po përhapet për shkak të “kontekstit të tanishëm”, duke përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme në vend të zgjatur për tre muaj.

Policia e Parisit thekson se rritja e sigurisë në qytet po ngrihet në një nivel edhe më të lartë, në prag të ardhjes së rreth 100 zyrtarëve të lartë në konferencën e Kombeve të Bashkuara që fillon pas shtatë ditësh.

Të premten, më 13 nëntor, në sulme të koordinuara terroriste në Paris u vranë 129 persona dhe mbi 350 të tjerë u plagosën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit