Policia gjermane mendon se personi nga Pakistani që u arrestua si i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin që vrau 12 persona të hënën nuk është kryesi i veprës”, raporton gazeta “Die Welt” duke cituar burime të larta të sigurisë.
“Kemi kapur personin e gabuar”, ka thënë një shef i lartë policie. “Dhe si rrjedhojë kemi një situatë të re. Kryesi i vërtetë i sulmit është ende i armatosur, në arrati dhe mund të shkaktojë dëme të reja”, ka cituar gazeta burimin të ketë thënë, transmeton Koha.net.
© KOHA