7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Policia e Maqedonisë shkelë në territor të Greqisë, MPB demanton

Më të lexuarat

Mediat greke kanë raportuar se gjatë intervenimit të djeshëm të Policisë së Maqedonisë për parandalimin e hyrjes ilegale të refugjatëve, forcat e sigurimit të Maqedonisë duke i ndjekur refugjatët kanë hyrë në territorin e Greqisë, transmeton Portalb.

Në lidhje me këtë çështje, qëndrimi zyrtar i Greqisë është që nuk ka pasur shkelje të kufirit nga ana e Policisë së Maqedonisë. Ministri grek për Mbrojtjen Civile, Nikos Toskas, ka sqaruar se Policia e Maqedonisë, ka qenë në territorin e Maqedonisë.

Sot nga MPB dalë me qëndrim zyrtar, duke i hedhur poshtë si të pavërteta të gjitha informatat e mediave të caktuara greke që kanë shkruajtur se Policia e Maqedonisë ka shkelur në territorin e Maqedonisë duke i ndjekur refugjatët, me qëllim që të parandihet hyrja ilegale e tyre në Maqedoni.

Përndrysh, situata në kufirin Maqedoni – ­Greqi mëngjesin e sotëm është stabile dhe e qetë, pas tentimit të djeshëm të dhunshëm për hyrje në territorin e Maqedonisë nga ana e refugjatëve të cilët ndodhen në kampin në Idomeni.

Sipas udhëheqësit të QTP Gjevgjeli Zoran Llazarovski, situata në dhe rreth kampit është e qetë, siç është edhe në gurin kufitar 59 dhe se në Gjevgjeli dukshëm është rritur prezenca e forcave të sigurisë, të cilët janë të gatshëm të intervenojnë në çdo moment në mbrojtje të kufirit. Drejtori i spitalit Sretko Jovanov mëngjesin e sotëm për MIA­-n deklaroi se vetëm një, nga 15 pjesëtarët e lënduar të forcave të sigurisë për shkak të seriozitetit të lëndimeve në pjesën e gjenitaleve është dërguar në Qendrën klinike në Shkup, ndërsa 14 të tjerët pas sanimit të lëndimeve janë kthyer në njësitet e tyre.

Përndryshe, mbrëmë vonë, refugjatët janë përleshur me policinë e Maqedonisë, pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, njoftoi REL.

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotjsellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa migrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

Organizata Mjekët pa Kufij tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 vetëve, pasi kishin probleme me frymëmarrje nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës.

Së paku 6 të lënduar janë në spital.

Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, prej tyre 5 me lëndime serioze.

Kjo dhunë u bë në vendkalimin kufitar Idomeni, ku më se 11 mijë refugjatë janë të vendosur në kamp në pjesën e kufirit grek.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit