2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Policia e Kosovës me dron po vëzhgon situatën në veri

Më të lexuarat

Policia e Kosovës është duke vëzhguar me dron pjesën veriore të vendit.

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, përkundër bllokadave që kanë krijuar serbët lokalë, si shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit me targa, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.

Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe.

“Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë në territor ku nuk guxojnë të hyjnë”, ka thënë Musliu për ATV.

Sot është dita e pestë që serbët janë duke bllokuar rrugët në Jarinë dhe Bërnjak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit