0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Policia e bllokon opozitën, nuk e lë të ngjitet në sallë

Më të lexuarat

Deputetët e opozitës janë bllokuar nga sigurimi dhe nuk po lejohen që të hynë në sallën e Kuvendit, raporton Gazeta Express.
Derisa Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë, ka treguar se seanca e sotme pritet të vazhdojë pas 30 minutave, liderët dhe deputetët e VV, AAK dhe NISMA’s nuk po lejohen të hynë në sallën kryesore të Kuvendit.

Tek shkallët që qojnë tek kjo sallë janë barrikaduar disa pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.

Gazeta Express merr vesh se seanca parlamentare pritet të vazhdojë pas pak minutave në sallën kryesore e jo në atë të improvizuar të Kuvendit, e që me gjasë nga kjo seancë janë të përjashtuar deputetët e opozitës.

Opozita sërish kanë hedhur gaz lotsjellës me të nisur seanca e sotme në ora 11:00. Atë në sallë e kanë lëshuar Haxhi Shala i NISMA’s dhe Smajl Kurteshi i VV’së. /GazetaExpress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit