-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Policia: Biznesmeni shqiptar u masakrua me mjete të mprehta dhe u hodh në plehra

Më të lexuarat

Policia e Fierit ka zbardhur detaje të tjera nga vrasja e ish­ kreut të shoqatës së transportit një ditë më parë
Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se kufoma e tij është gjetur ditën e dielë (dje) rreth orës 16:00 pasi është njoftuar patrulla e policisë së komisariatit të Policisë Fier se në një kosh mbeturinash në rrugën Mal Nito në lagjen 8 Shkurti Fier, është konstatuar një kufomë e mbështjellë me një çarçaf të bardhë.

“Viktima është identifikuar si shtetasi: Noke Likometaj, 82 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti’’, Fier”.

Policia saktëson se nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Fier për veprën penale “Vrasje me paramendim’’, raportojnë mediat në Tiranë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit