9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Policia bastis zyrat e Mosak Fonseka-s

Më të lexuarat

Autoritetet në Panama bastisën zyrat e firmës ligjore Mossack Fonseca, e lidhur me një sërë llogarish bankare që kanë lidhje me udhëheqës botërorë.

Prokurori i përgjithshëm i Panamasë tha në një deklaratë se policia është në kërkim të aktiviteteve të paligjshme të firmës.

Mossack Fonseca është akuzuar se ka ndihmuar individë apo korporata të shmangin taksat. Dukumentet e fimrës të bëra publike kohët e fundit me emrin “Dokumentet e Panamësë”, tregojnë se kjo firmë kishte hapur llogari bankare për klientë të pasur ndërkombëtarë me qëllim për të mos paguar taksa në vendet e tyre.

Mes klientëve janë presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, miq të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të afërm të kryeministrit britanik, David Cameron, kryeministri pakistanez Nawaz Sharif, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Themeluesi i kompanisë Ramon Fonseca ka thënë se kompania nuk ka shkelur ligje dhe as nuk ka shkatërruar dokumente.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit