3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Policia amerikane arreston shqiptaren Emirjeta Xhelili, përkrahëse e Trump: sulmoi dy gra muslimane, njëra shtatëzënë

Më të lexuarat

Një femër shqiptare, banore e Brooklyn-it në New York, ka sulmuar dy gra muslimanë dhe është arrestuar për agresion dhe islamofobi.

32-vjeçarja Emirjeta Xhelili, për të cilën nuk thuhet se nga cila krahinë e Shqipërisë është me origjinë, në një moment histerie u ka hequr shamitë dy grave që po shëtisnin fëmijët e tyre në një park pushimi në këtë pjesë në New Yorkut.

Prokurorët e zonës thanë se Xhelili përdori fjalë shumë të rënda dhe jashtë etike: “Ik zhdukuni jashtë amerikës b…zinj”.

Policia e New York-ut theksoi se Xhelili nisi të gjuajë me grushta dhe shqelma ndaj grave dhe u përpoq t’u heqë rrobat e tyre në mes të rrugës, pikërisht në bulevardin Cropsey Aves.

Sipas prokurorisë, sulmuesja me origjinë nga Shqipëria ka bërtitur fort duke u thënë: “Amerika nuk ju pranon, largohuni!”.

Dy gratë dhe fëmijët e tyre nuk janë lënduar, por të vegjëlit rezultojnë të shokuar psikologjikisht.

Në llogarinë e saj në Facebook, Xhelili që e ka emërtuar me emrin Maria Magdalena, ka shumë sharje ndaj muslimanëve dhe njerëzve me ngjyrë.

Xhelili u akuzua nga prokuroria për sulm ndaj personave me dashje.

Prokurorët Brooklyn tha se sulmi i saj përfshinte një përpjekje për të dëmtuar një grua shtatzënë.

“Ajo nuk e ka çarë fare kokën për shëndetin e bebit, edhe pse e ka parë se gruaja është shtatzënë. Kjo është sa serioze përbën krim të urrejtjes”, tha Ndihmësprokurori i Qarkut, Kelli Muse.

Policia arrestoi Xhelilin një orë e gjysmë pas sulmit.

“Ajo ka vazhduar të tallet me ta në stacionin e policisë, duke thënë: ‘ata s’kanë punë këtu’, sqaroi prokurori, i cili kërkoi  50,000 dollarë si garanci për lirimin me kusht.

Xhelili u urdhërua që të vendoste si garanci 50,000 dollarë letra me vlerë ose 25.000 dollarë në cash.

Gjykatësi Lorna McAllister ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje ku e ndalon atë nga çdo kontakt me viktimat apo fëmijët e tyre.

Në përgjigje të krimit, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në New York kërkoi që xhamitë lokale dhe institucionet islame duhet të rrisin sigurinë, duke shtuar se 15-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit mund të përdoret si “një justifikim për të sulmuar amerikanët muslimanë”.

Xhelili nuk ka arrestime të mëparshme dhe punon në Noi Due, një restorant italian në Upper West Side, tha avokati i saj.

Shqiptarja ishte një përkrahëse e Donald Trump.

“Amerika është Arka e Noeut”, thuhet në një status të saj, ku shton: “Trump do të fitojë”.

 Marrë nga New York Daily News- /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit