6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Polici që vrau adoleshentin merr më shumë donacione sesa familja e viktimës

Më të lexuarat

Një polic francez që vrau një adoleshent 17-vjeçar mori më shumë donacione sesa familja e viktimës.

Pas vrasjes së Nahel Merzouk nga policia, mbështetja financiare për familjen e viktimës arriti në 383.000 dollarë.

Në të njëjtën kohë, donacionet për policin që kreu vrasjen po vërshojnë, të cilat deri të martën arritën në më shumë se 1,6 milionë dollarë, duke tejkaluar shumë donacionet për familjen e Nahelit dhe duke shkaktuar zemërim mes shumë njerëzve.

Nahel Merzouk, një i ri me origjinë afrikano-veriore, u qëllua për vdekje nga një polic më 27 qershor në periferinë e Parisit, Nanterre.

Oficeri po përballet me një hetim zyrtar për vrasjen dhe i është caktuar masa e paraburgimit.

Protestat për vrasjen e vogëlushit nga policia kanë shkaktuar trazira në gjithë Francën prej ditësh.

TRT Balkan / agjencitë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit