0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Polici nga Kaçaniku që la duhanin, me paratë e kursyera u nis për në Meke (Foto)

Më të lexuarat

Dihet botërisht se duhani dëmton seriozisht shëndetin e njeriut, por jo vetëm. Përpos që rrezikohet jeta, pirja e duhanit zvogëlon dukshëm buxhetin e një personi, nëse llogariten cigaret e blera brenda një viti.

Shaban Guri nga Kaçaniku, ka publikuar në profilin e tij paratë e mbledhura nga lënia e duhanit, duke bërë bujë në rrjetet sociale, ku me qindra herë është shpërndarë postimi i tij.

“Kush thotë se Duhani dëmton shëndetin gabon,duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë kursime nga ndalimi i duhanit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Guri gjithashtu ka bërë të ditur se me paratë e kursyera nga lënia e duhanit, planifikon ta vizitojë vendin e shenjtë të myslimanëve – Mekën.

Sot ai ka postuar një fotografi nga aeroporti i Prishtinës, derisa po nisej për të bërë umren në Meke dhe Medine. Përndryshe Shaban Guri është polic me profesion dhe ka një djalë që studion shkencat Islame në Medine./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit