8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Polici i varë në Lazarat, Ibrahim Basha dekorohet nga Presidenti Nishani

Më të lexuarat

Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se sot Presidenti Bujar Nishani vlerësoi inspektorin Ibrahim Basha (pas vdekjes) me dekoratën e “Artë të Shqiponjës”.
 
 Efekti i policisë, Ibrahim Bahsa, i cili u vra dje gjatë një operacioni policor në fshatin Lazarat është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Kreu i Shtetit Shqiptar ka dekoruar efektin e vrarë me dekoratën e “Artë të Shqiponjës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se sot Presidenti Bujar Nishani vlerësoi inspektorin Ibrahim Basha (pas vdekjes) me dekoratën e “Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”.
 
Basha para se të përfshihej në strukturat e policisë ka shërbyer edhe në misionet paqeruajtëse si ushtarak në Irak dhe Afganistan.
 
Homazhet për nder të efektivit të vrare dje në Lazarat do të zhvillohen sot në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë, ku më pas do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.
 
Kujtojmë se  të mërkurën nga ambientet e një shtëpie në Lazarat është qëlluar në drejtim të forcave të policisë, ku ka mbetur viktimë efektivi i policisë, Ibrahim Basha. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një aksioni policor për ndalimin e personave që kanë qëlluar me armë zjarri në Lazarat, në qendër të këtij fshatit. Deri tani  janë të arrestuar dhe vetëdorëzuar  në polici 14 persona si të dyshuar për sulmin dhe që dyshohet se lëviznin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit