Inspektorati i Policisë së Kosovës i ka nxjerrë punë vetes. Tani në çdo aksident trafiku që përfshihen zyrtarët policorë, çoftë në detyrë ose jashtë saj, janë të obliguar të dalin në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
Një burim brenda policisë së Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline, se ky vendim është marrë për shkak të dyshimit se në Policinë e Kosovës ka shumë zyrtarë që veturat e tyre i kanë të pa regjistruara.
“Kemi raste kur policët përfshihen në aksidente trafiku me veturat e tyre civile dhe ato vetura nuk janë në gjendje të rregullt, ose nuk kanë fare regjistrim dhe tani njësiti i inspektoratit policor është duke bërë hetime për këto raste”, ka thënë një polic rrugor.
Këto raste dita e ditës po ja humbin imazhin Policisë së Kosovës dhe vendimi i Inspektoratit Policor është marrë për këtë arsyeje që ta mbaj policinë të pastër.
Mësohet se nëse zyrtarët policor shkaktojnë aksident me veturat e tyre të paregjistruara, ndaj tyre do të merren masa ndëshkuese të menjëhershme nga njësiti i hetimeve në kuadër të Inspektoratit Policor./Indeksonline/kohaislame