11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

IRANI I KËRKON ANANIT NDËRPRERJEN E KONTRABANDËS SË ARMËVE DREJT SIRISË

Më të lexuarat

“Gjatë negociatave me Kofi Anan insistuam mbi kontrollin e kufirit sirian për parandalimin e kontrabandës së armëve në këtë vend”, deklaroi Husein Amir-Abdullahian, zëvendësministri i Jashtëm iranian, i cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, “IRNA”.

Anan shkoi në Teheran, aleat i Damaskut dhe Bagdadit, ku mori një mbështetje nga autoritetet për planin e tij e daljes nga kriza.

“Plani i Ananit nuk mundësoi progresin e ndërprerjes së dhunës për shkak të kontrabandës së armëve nga disa vende fqinje”, theksoi ai.

Sipas tij “Grupet terroriste veprojnë në Siri në mënyrë të koordinuar me disa vende të huaja. I treguam Ananit se problemi kryesor ishte aktualisht kontrolli i kufirit sirian”, shtoi Husein Amir-Abdullahian./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit