4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024


Pohimi i Borrellit nga toka saudite që Izraeli s’do donte ta dëgjonte

Më të lexuarat

Paralajmërimi kryediplomatit europian, ç’pritet të ndodhë deri në fund të majit?

Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian pritet të njohin shtetin palestinez deri në fund të majit, njoftoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të takimit të posaçëm dy-ditor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Kujtohet se kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kishte deklaruar para parlamentit të vendit të tij se njohja e një shteti palestinez është “në interesin gjeopolitik të Evropës”, ​​duke riafirmuar se Madridi është “i gatshëm të vazhdojë me një njohje të tillë”.

Gjithashtu, qeveria e Irlandës po përgatitet të njohë shtetin e Palestinës, siç kishte raportuar në Dublin kreu i diplomacisë irlandeze Michal Martin.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo njohje ndërkombëtare të një shteti palestinez jashtë kontekstit të negociatave të drejtpërdrejta të paqes izraelito-palestineze, duke argumentuar se çdo iniciativë e tillë “do t’i ofronte një shpërblim të madh terrorizmit”.

Por tashmë, realiteti në Gaza ka tronditur dhe vetë aleatët e mëdhenj të Izraelit, deri SHBA-në, me shenjta të qarta zhgënjimi.

Ndërkohë, ka rënë e gjithë narrativa “antiterroriste” e Izraelit me kartën superabuzuese e superspekullative të “së drejtës për vetëmbrojtjes”, pasi vetë ky shtet, me mizoritë e veta, ka dalë lakuriq faqe botës në të vërtetën e tij të çmendur se çfarë përfaqëson. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit