Paul Pogba ka udhëtuar në Arabinë Sauditë për muajin e Ramazanit.
Me rrobat e bardha dhe duke ndryshuar flokët si shenjë respekti, Pogba është parë në Qabe në vendin e shenjtë të muslimanëve në Meke, ku është fotografuar nga tifozët. Ai me sa shihet është duke bërë ritualin e Umres, që ka një vlerë të madhe në Ramazan.
Pogba për momentin është i lirë nga klubi, derisa të kthehet në Manchester për ndeshjet e para sezonit, të cilat ekipi i tij do t’i luajë në Shtetet e Bashkuara dhe në Norvegji.