4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Poezia e perandorit kinez kushtuar Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)

Më të lexuarat

Hong Wu, perandor kinez në shekullin e katërmbëdhjetë, i cili ka ndërtuar xhamitë, ka përfshirë në ushtrin e tij disa gjeneralë muslimanë

Hong-Wu (i njohur edhe me emrin Zhu Yuanzhang) ishte perandori i Kinës në mes të viteve 1368 – 1398. Ai ishte Perandori i parë i dinastisë Ming, i cili ka udhëhequr ushtrinë që pushtoi vendin dhe mundi Dinastinë Mongole të udhëhequr nga Yuan-i.

Pavarësisht se nuk ishte musliman, Hong-Wu urdhëroi ndërtimin e disa xhamive në Nanxhing, Yunnan, Guangdong dhe Fuxhian, si dhe zbukuroi xhamitë me mbishkrimet e emrit të Pejgamberit, Muhammed. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për rindërtimin e xhamisë Xhinxhue, në Nanxhing dhe një numër i madh i popullit Hui (muslimanë kinezë) u zhvendosë në qytet gjatë sundimit të tij.

Hong-Wu ka përfshirë edhe dhjetë gjeneralë muslimanë në ushtrinë e tij, duke përfshirë Chang Yuchun, Lan Yu, Ding Dexing, Mu Ying, Feng Sheng dhe Hu Dahai. Përveç kësaj, ai ishte fillimisht një anëtar i një grupi kryengritës musliman që udhëhiqej nga Guo Zhixin.

Perandori Hong-Wu shkroi një eulogji lavdëruse prej 100 fjalëve ku vlerësohet Islami, All-llahu dhe Pejgamberi, Muhammed, të cilën ai urdhëroi të vendoset nëpër xhamitë që ai urdhëroi të ndërtohen.

Përkthyer në anglisht nga dijetari Musa Cerantanio, nga Melbourne, eulogjia lavdëruese është në formën e një poezie, ku secili varg përmban katër shkronja dhe katër rrokje. Ai thotë: Në përkthim jam përpjekur që me besnikëri, sa më saktë, të përcjelli rrjedhshëm kuptimin e plotë në anglisht.”

Njëqind Fjalë Lavdërie:

Që nga krijimi i Universit,

Zoti e kishte dekretuar për të emëruar,

Këtë predikues të madh të fesë,

Në Perëndim ai ka lindur,

Ai e pranoi Librin e Shenjtë,

Librin e tridhjetë pjesëve,

Për të udhëhequr gjithë krijimin,

Udhëheqës nga Ai që është Një,

Me mbështetje nga i Larti,

Për të mbrojtur popullin e Tij,

Me pesë namazet ditore,

Në heshtje duke shpresuar për paqen,

Zemra e tij e përkushtuar ndaj Allahut,

Fuqizimi i të varfërve,

Duke i ruajtur ata nga fatkeqësia,

Duke parë përmes errësirës,

Duke i pastruar shpirtërisht,

Larg nga të gjitha gabimet,

Mëshirë për të tërë botërat,

Udhëzues i rrugën së lashtë madhështore,

Fitues ndaj çdo të keqeje,

Feja e Tij e Pastër dhe Vërtetë,

Muhammedi,

Fisnik dhe Mashështor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit