-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Poezia e Ismail Kadaresë për Stalinin

Më të lexuarat

Ismail Kadare, poeti, shkrimtari, oborrtari, me fame botërore, sot e ka ditëlindjen, 83.
Për ditëlindjen e tij, për lexuesit po paraqesim një poezi, poezi kushtuar ‘babës’’, ‘Babës Stalin’ Kjo poezi është një nga ‘perlat’ e tij…!

LAMTUMIRA E FUNDIT

Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithë lule, gjithë yje;
Dhe sytë të përlotur me trishtim
Dhe pamje e rëndë zije.

O shokë!
Për të fundit herë sot,
Babanë po përcjell turm’ e pasosur
Me dhembje të kulluar e me lot,
Me zemër të plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
Në emër tonë sot, shoku Enver,
Përpara tij betohet.
Në gjysmë shtizë flamurët era tund,
Gjëmime topash ndihen në hapësirë,
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumirë.

Pra, lamtumirë mik i madh, babà!
Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
Së bashku me Leninin krah për krah
Ay ka për t’u shtrirë.

Pushon tashti
Ay në qetësi,
Por, jo!
Ay nuk vdiq!
Vazhdon të rrojë!
Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
Përpara do na çojë!

Ismail Kadare, 5 Mars 1953

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit