Rexhep Taip Erdogan ka qarë kur kishte parë foton e Alanit në bregdetin turk. Në profilin e tij në Facebook në gjuhën arabe është publikuar një video me vargje kushtuar Alan Kurdit:
“O ti det, ngadalë! Të lutem, mos ja prish gjumin djaloshit
Ai moti nuk ka përjetuar një rehati të tillë
O det, leje të flejë,
Sepse, ndërgjegjja e botës është zhytur në gjumë të thellë.
O ti det, të lutem mos ia prish flokët dhe mos ia shkatërro teshat,
sepse ai nuk ka tesha të tjera me çka ta pres Bajramin.
Nuk vdiq djaloshi, vdiq ndërgjegjja e ummetit musliman,
ndërsa djaloshi ende ëndërron lodrat që nuk ia kanë prish granatat.
O det, të lutem, leje djaloshin të qetë
sepse, në fund të fundit çdo udhëtim do të përfundojë,
ndërsa udhëtimi i tij sapo ka përfunduar.”