-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Poema e Bejkunit

Më të lexuarat

E filloj me falenderime, lutjet dhe përshëndetjet qofshin
Mbi Muhammedin, Profetin më të përsosur që ju dha mesazhi
Ka kategori të ndryshme të hadithit
Secili vjen me një perkufizim të vetin
I pari prej tyre është sahihu, i lidhuri
Në zingjirin e tij dhe nuk është as kontradiktor e as difektoz
I transmetuar nga i drejti dhe preçiz nga lloji i tij
I besueshëm në përpikmëri dhe transmetimin e tij
Hasan-i ështe ai zingjiri i të cilit është i njohur por
Transmetuesit nuk janë aq të mirënjohur sesa tek sahihu-t
Çdogjë që bie poshtë rrangut të hasan-it
është daif dhe ka shumë kategori
Atribuimi i ndonjë shprehjeje Profetit është e njohur si marfu
Ndërsa ajo e atribuar një tabi’i është e njohur si maktu
Musnad është ai i cili zingjirin e ka të lidhur nga
Transmetuesi deri tek i Zgjedhuri dhe i pa shkëputur
Zingjiri i të cilit, në çdo hallkë të transmetimit
është i lidhur me Mustafa-në është mutasil
Thuaj musalsal është i përkufizuar
Si, “Pasha Zotin, rinia më njoftoj”.
Ngjashëm, “Me të vërtetë ai ma përcolli [hadithin] ndërsa qëndroja më këmbë”
Ose “Pasi ma përcolli [hadithin] ai buzëqeshi”.
Aziz-i është i transmetuar nga dy dhe tre
Mash’hur-i është i transmetuar nga më shumë se tre
Mu’an’an-i është si “Nga Saidi tek Karami”
Mubham-i i mungon emri i një prej transmetuesve
Ai që ka pak transmetues duhet të ngrihet
Ndërsa i kundërti duhet të zbritet
Çfarëdo e atribuar shokëve të Profetit si,
Një dëshmi apo vepër është e njohur si maukuf
Mursal-it, i është hequr një sahab
Gharib-i është ai që është transmetuar vetëm nga një
Cilido është i shkëpur në ndonjë rast
Zingjiri i tij ka lidhje munkati (të prerë)
Mudal-i i ka të hequr dy
Ai që quhet mudallas është i dyllojshëm:
I pari është heqja e Shejhut
Trasmetuar sipër tij duke përdor “en” dhe “enne”
I dyti nuk e ka hequr atë por e ka përshkruar
Atë në njëfarë mënyre të panjohur
Kur një transmetues i besueshëm kontradikton bashkësinë
është shath ndërsa maklub ka dy lloje që e ndjekin
Zëvendësimi i një transmetuesi për një transmetues është një kategori
Shkëmbimi i një zingjiri të një teksti është një kategori
Fardi kufiri i një transmetues të besueshëm
Ose një grupi ose një pengesë mbi një transmetim të veçantë
Ai që ka një difekt të fshehët apo të padallueshëm
Njihet për ta si mu’allal
Ndërsa problemi në zingjir dhe tekst
E bën Mudtarid sipas njerëzve të artit
Futjet në hadith erdhën
prej fjalëve të transmetuesit që u janë lidhur
Transmetimi e çdo karini nga shoqëruesit e tij
është mudabbaxh, njihe mirë dhe bëhu krenarë për të.
Identik në prononcim dhe shkrim është muttafik
Ndërsa i kundërti nga i përmenduri është muftarik
Mutalif është i ngjashëm vetëm në shkrim
I kundërti është mukhtalif, kështu kujdes nga gabimet.
Munkar është tarsnmetimi i vetëm nga një transmetues
Qëndrimi i të cilit nuk lejon për një transmetim të vetëm
Matruk ka një transmetues të vetëm
Ata [dijetarët e hadithit] u pajtuan në dobësine e tij si të refuzuarin
Gënjeshtra e prodhuar dhe e krijuar
Mbi Porfetin është maudu
Me të vërtetë erdhi si një xhevahir i fshehur
Të cilën e titullova “Poema e Bejkunit”
Erdhi me katër mbi të tridhjetat
Me copat, përfundimin dhe u vulos me mirësi
Marrë prej Sherh Manzuma Bejkunija
Përktheu Ardit Kraja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit