2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Po u afruan i pret ushtria amerikane”, Stefanoviç-Osmanit: S’ekziston kufiri mes Serbisë e Kosovës

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka reaguar pas deklaratave të bëra së fundmi nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Kjo e fundit është shprehur në një intervistë se nëse ushtria serbe mësyn drejt kufirit të Kosovës do të përballet me ushtarët amerikanë.

Stefanoviç deklaroi se mes Kosovës dhe Serbisë s’ekziston vija kufitare.

“Vetëm një vijë administrative është me provincën tonë jugore, që ka dallim të madh”, është shprehur ai për mediat.

“Është e kuptueshme që po bëhet më e madhe, sepse ushtria serbe po forcohet dita ditës dhe do të vazhdojë të bëhet më e fortë. Kjo është arsyeja pse unë jam i sigurt që përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë do të respektojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Unë jam gjithashtu 100 për qind i sigurt se ata e dinë pse nuk lejohen dhe nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës me forcë” tha Stefanoviç.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për një media kroatë gjatë së cilës ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon të kalojë kufirin me Kosovën do të përballen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komandantja e FSK-së është pyetur nëse ka frikë nga konfliktet e armatosura tani që ushtria serbe po armatoset, dhe Osmani është përgjigjur se nuk e di se çfarë ka në mendje Serbia por që nëse provojnë të kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë se ushtria serbe e sheh Rusinë si aleatin e saj kryesor për sa i përket bashkëpunimit ushtarak, por edhe të politikës së asaj ekonomie. Ata e tregojnë atë hapur. Ndërsa vendet në rajon, të tilla si ne ose Kroacia, zhvilluan stërvitjen “Defender Europe 21” së bashku me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, Serbia organizoi stërvitje ushtarake me Rusinë në të njëjtën kohë. Ishte i vetmi vend në rajon që nuk ishte i pranishëm në stërvitjen “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-ja. Kohët e fundit mund të shohim se si ata organizojnë stërvitje ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, gjë që tregon orientimin e tyre. Nuk jam i sigurt se çfarë kanë në mendje kur bëhet fjalë për retorikën që ata përdorin, por di një gjë shumë mirë: nëse kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Ne nuk jemi vetëm dhe Serbia e di mirë këtë! Ata u përpoqën ta bënin atë një herë në 1999. Nuk mendoj se ata do të dëshirojnë të provojnë përsëri.” /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit