1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Po tentohet ta hedhin terrorizmin islamik tek shqiptarët

Më të lexuarat

Në lidhje me arrestimet e bëra me rastin e operacionit“Monstrumi” ka reaguar edhe një prej personave që ende kërkohet nga policia maqedonase, Xhezair Shaqiri, i cili është i bindur në pafajsinë e personave që u arrestuan.

Xhezair Shaqiri, i njohur me emrin e luftës “Komandant Hoxha”, pretendon se e din arsyen e vërtetë të prangosjes së 20 qytetarëve.
Ai në deklaratën e dhënë për televizionin Klan ka thënë se po tentohet qëllimisht ta hedhin terrorizmin islamik tek shqiptarët në mënyrë që ata ta humbin simpatinë e SHBA-ve dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare beson se vrasja e pesë civilëve maqedonas javë më parë, shumica prej të cilëve adoleshent, nuk u krye nga shqiptarët. Ai pretendon se i din autorët e këtij krimi.
“Këto krime i kanë bë vetëm serbët në Ballkan, e dimë se sa herë që ndodh diçka shqiptarët shpallen fajtorë”, ka deklaruar komandant Hoxha.
Krejt këto veprime për Shaqirin janë konstruktuar nga UDB – ja dhe Qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski, me qëllim të ndezjes së një konflikti të ri ndëretnik.
“Unë me plot vetëdije po e them se maqedonasit janë duke e përgatitur një luftë të armatosur midis shqiptarëve dhe maqedonave me qëllim të ndarjes së Maqedonisë. Arsyeja është se ata e kanë paraparë se shkaku i natalitetit, pas 15 viteve ata do ta humbin Maqedoninë”, ka argumentuar ai.
Për situatën e krijuar, ish komandanti i UCK – së fajëson edhe politikanët shqiptarë në Maqedoni të cilët, sipas tij, janë vetëm shqiptarë me rroga, ndërsa thotë se politikë indiferente ndaj shqiptarëve të këtij shteti është duke zhvilluar edhe Shqipëria, raporton Klan Kosova./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit