13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

HOLLANDE: DO TË TËRHEQ USHTARËT FRANCEZË NGA AFGANISTANI NË RAST FITOREJE

Më të lexuarat

Në debatin e mbrëmshëm televiziv mes presidentit aktual francez, Nicolas Sarkozy dhe kandidatit socialist për zgjedhjet presidenciale, Francois Hollande, ky i fundit deklaroi se në rast se do të fitonte zgjedhjet do të tërhiqte brenda vitit të gjithë ushtarët francezë në Afganistan.

Përballja e djeshme konsiderohet e një rëndësie kyçe përpara balotazhit të së dielës.

Debati u transmetua drejtpërdrejtë nga disa stacione televizive dhe arriti një shikueshmëri rekord.

“Misioni në Afganistan ka përfunduar dhe për këtë shkak nuk ka arsye që trupat tona ushtarake të qëndrojnë atje. Ata duhet të kthehen këtë vit”, deklaroi Hollande.

Ndërkohë, Sarkozy deklaroi se “tërheqja e plotë e kontingjentit tonë deri në fund të vitit nga Afganistani është teknikisht e pamundur”./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit