27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Po rregullohen varrezat e muslimanëve në Ohër

Më të lexuarat

Përskaj punëve të përditshme dhe mirëmbajtjes së varrezave të qytetit, ekipet e “Varrezave të qytetit” sot me intensitet më të madh dhe tempo të shpejtuar nisën edhe me pastrimin dhe rregullimin e varrezave të muslimanëve, transmeton zhurnal.mk

U shkurtua bari, largohen mbeturinat dhe nisi edhe tamponimi i rrugës e cila gjendet në pjesën myslimane të varrezave. Me këtë aktivitet do të mundësohet një lëvizje më e lehtë dhe qasje drejt kësaj pjese të varrezave.

Pas përfundimit të punimeve në pjesën lindore të varrezave myslimane, ekipet do të vazhdojnë punën edhe në pjesën perëndimore të varrezave. Këto aktivitete pritet që të përfundojnë deri në fundin e javës së ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit