2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Po korrim atë që kemi mbjellur

Më të lexuarat

Sikur të mos mjaftonim vrasjet në mes të njerëzve, krimi dhe kriminaliteti i bandave, sikur të mos mjaftonte krimi në familje me fëmijë që bëjnë copash prindërit e tyre, sikur të mos mjaftonte përdhunimi i dhjetra grave dhe vajzave edhe brenda ambienteve të shkollave, sikur të mos mjaftonte dhuna qe nga familja e deri në parlament, një ngjarje e kobshme plotëson gjerdanin makabër të krimit në Shqiperi. Komshiu që vret dhe varros në baltë fëmijën 8 vjeçar të komshiut.

Ça po bëjmë? Ku po shkojmë? A ka njeri që ndalet dhe mendohet?
Pasi kemi shkatërruar njerëzoren brenda nesh, pasi kemi keputur çdo filiz mirësie, pasi i kemi shpallur luftë shpirtit dhe shpirtërores me të gjitha mekanizmat e vrasjes së shpirtit, duke iu turrur si të babëzitur shfrenimit në çdo dimension, ankohemi se gjërat po shkojnë keq.
Ku është familja? Ku është shkolla? Ku është politika? Ku jane mediat? Po korrim atë qe kemi mbjellur.

Frutet më të këqija të mundshme. Turp për gjithë ata që nuk i kthehen dhe nuk inkurajojnë njerëzoren, të gjithë ata që ngriten makinerinë perverse të ndertimit të njeriut rob të epshit të vet larg misionit per të cilin ai është krijuar.
Duhet patjetër një rithemelim i shoqërisë dhe individit shqiptar, ndryshe ngjarja e radhes do jetë thjesht statistike në rrugen tonë tatepjetëse.

Nga Redi Shehu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit