Palestinezët që jetojnë në Gaza nën bllokadën e Izraelit, pavarësisht plumbave të ushtarëve izraelitë ata vazhdojnë përpjekjet për t’u kthyer në territoret nga ku janë dëbuar dhe për heqjen e bllokadës së paligjshme të zbatuar në Gaza që prej 12 vitesh, shkruan Anadolu Agency (AA).
Që nga 30 marsi e deri tani palestinezët në Gaza po zhvillojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në rajonet nën bllokadë në kufi me Izraelin.
Ushtarët izraelitë qëllojnë me plumba të vërtetë mbi civilët që kërkojnë “rikthimin në territoret nga ku janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të zbatuar ndaj Gazës që nga viti 2006”. Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve ndaj protestave paqësore, janë martirizuar më shumë se 200 palestinezë dhe janë plagosur më mijëra të tjerë që nga 30 marsi e deri më tani.
Forcat izraelite duke mos u mjaftuar me këtë pengojnë edhe paletinezët që tentojnë të thyejnë bllokadën duke u hapur në det nga porti i Gazës me varkat e emëruara si “Flota e Lirisë”. Aktivistët të cilët më parë kanë provuar më shumë se dhjetë herë të thyejnë bllokadën janë përballur çdo herë me pengesën e Izraelit.
Por, pavarësisht të gjitha këtyre palestinezët nuk tremben dhe nuk dorëzohen. Populli i cili në këtë kauzë ka dhënë dëshmorë dhe veteranë pavarësisht çdo gjëje vazhdon përpjekjet e tij si nga toka ashtu edhe nga deti.
Plumbat e Izraelit nuk kanë bërë që protestuesit e rinj, të moshuar, meshkuj e nga të gjithë shtresat e shoqërisë të heqin dorë nga kauza e drejtë e tyre. Protestuesit kanë theksuar se do t’i vazhdojnë këto protesta.
– “Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu pavarësisht plumbave të Izraelit”
Palestinezja Sadije Henije (54) është një nga gratë që qëndron në radhët e para gjatë protestave. Ajo në një prononcim për AA ajo ka bërë të ditur se ndodhen aty që nga fillimi i protestave për të thyer bllokadën dhe për rikthimin në territoret nga të cilat janë dëbuar në vitin 1948.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu kundër plumbave dhe gazit lotsjellës të Izraelit për të marrë të drejtat tona”, tha Henije duke shtuar se ushtarët izraelitë hapin zjarr pa dallim në objektiv dhe se ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre pavarësisht kësaj. Po ashtu Henije u ka bërë thirrje vendeve arabe dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin hapa në lidhje me Gazën.
Ndërsa një tjetër palestineze Rıda el-Benna (43) që merr pjesë në protesta ka thënë se merr pjesë për të mbrojtur territoret dhe të drejtat e tyre legjitime.
“Do të vazhdoj të marr pjesë në protesta deri kur ne të arrijmë objektivin tonë”, thotë Benna.
Palestinezët në kuadër të vitit të 42-të të “Ditës së Tokës”, filluan protestat ditën e premte më 30 mars në kufirin e Izraelit me Rripin e Gazës nën okupim.
– Çfarë është “Dita e Tokës”?
Izraeli më 30 mars 1976 konfiskoi mijëra dynymë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit që jetonin në rajonin Galilea në veri të vendit. Pas kësaj populli palestinez hyri në grevë dhe zhvilloi protesta për të protestuar kundër kësaj grabitjeje.
Policia izraelite hapi zjarr ndaj protestuesve palestinezë duke martirizuar 6 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Kjo ngjarje e cila njihet si “Dita e Tokës” konsiderohet si simbol i rezistencës së treguar nga palestinezët për çështjen e tokës e cila është edhe burimi i konflikteve mes Izraelit dhe Palestinës.