Dalja nga gjuha e ngurtë zyrtare e kreut të BIK, mesazhet e forta nga Podujeva
Është bërë viral një fjalim brenda një xhamie nga kreu i muslimamëve të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava. Nga një një fshat i Podujevës, në kufi me Serbinë, kreu i BIK ka përcjellë mesazhe të forta, si për ato instanca apo individë në Kosovë që luftojnë Islamin apo muslimanët, duke qenë madje dhe zyrtarë, e si për serbët që kërcënojnë në veri.
Fjalimi i tij është plot nerv lideri, duke dalë nga gjuha e ngurtë zyrtare dhe bash për këtë arsye ka tërhequr bashkësinë e besimtarëve.
Me një gjuhë të troçtë, Myftiu Tërnava i është përgjigjur pikërisht asaj çfarë bashkësia islame nuk e gjen zakonisht te prijësit zyrtarë, të cilët priren të jetë luajalë, ose më saktë konformistë, gjë që nuk pëlqëhet nga ato që quhen xhemate – populli i besimtarëve.
Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava është ngacmuar prej disa qëndrimeve gati të pabesueshme të Akademisë së Shkencave të Kosovës, me në krye një islamofob si Mehmet Kraja, por dhe prej tensioneve në veri.