-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PLD: Kërkojmë nga qeveria që urgjentisht të zgjidh problemin e refugjatëve

Më të lexuarat

PLD i fton qytetarët që ta tregojnë anën njerëzore ndaj refugjatëve në këtë krizë me përmasa të mëdha. Sot është dita evropiane për përkrahjen e refugjatëve, por humanitetin e kemi obligim për çdo ditë ndaj njerëzve në nevojë.

E shprehim përkrahjen dhe respektin tonë ndaj të gjithë vullnetarëve dhe organizatave jo qeveritare të cilat me muaj po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për t`i ndihmuar refugjatët dhe janë një shembull i mirë i sjelljes, për dallim prej brutalitetit dhe primitivizmit të individëve në polici dhe ushtri.

Porosia që Maqedonia duhet ta përcjell është solidariteti dhe jo ksenofobia dhe largimi prej ideve fashiste të përfaqësuesve të pushtetit. Ndihma që e afrojnë individët është më e fuqishme prej secilës reklamë korruptive të pushtetit.

Presim që pushteti në afat të shkurtër të siguroj kushte adekuate për pranimin e refugjatëve në dy pikat kufitare para sezonit të dimrit.

PLD gjithmonë është për zgjidhjen civilizuese të cilit do problem, duke përfshirë edhe këtë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit