Kompania shtetërore e Serbisë, Telekom Srbija bleu të drejtat për transmetimin televiziv të Premier League angleze në kanalin Arena Sport për 100 milionë euro në sezon, në gjashtë vitet e ardhshme, që është pothuajse dhjetë herë më shumë se ato të drejta të paguara më parë nga Sport Club.
Siç ka mësuar Beta nga burime pranë negociatave, 600 milionë euro do të paguhen për të gjashtë sezonet, megjithëse çmimi deri më tani ka qenë dukshëm më i ulët, raporton nova.rs.
Mediat shkruajn se është “e vështirë të imagjinohet që alokime të tilla mund të paguajnë”, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu raportohet se të drejtat për të transmetuar Premier League për zonën e Gjermanisë dhe Zvicrës u paguan gjithsej 45 milionë euro në sezon.
Premier League nuk ishte e gatshme të pranonte garancitë e ofruara bankare, kështu që ishte e nevojshme të paguhej 200 milionë euro paraprakisht.
Kontrata është e vlefshme për gjashtë vjet, por njoftimi nuk tregon vlerën e punës. Premier League do të ketë një prani në rajon me transmetimet e të gjitha 380 ndeshjeve. Ndeshjet e Premier League u transmetuan më parë në Sport Club, dhe kështu do të jetë në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, profesori Marko Milosavljeviq nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Lubjanë i tha N1 se ndarja e deri në 600 milionë eurove për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të futbollit anglez në TV nuk mund t’i paguante Telekom Srbija, dhe vlerësoi se motivet ekonomike, por politike nuk ishin prapa një lëvizjeje të tillë.
Gjegjësisht, Milosaljeviq është i bindur se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq po përdor Telekomin në mënyrë që të zgjerojë ndikimin e tij gjeopolitik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj pret një reagim nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/