Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka mbetur i heshtur për më shumë se 48 orë që kur Observeri zbuloi mbledhjen e të dhënave personale të 50 milionë përdoruesve megjithëse kompania e tij po goditet rëndë nga thirrjet për hetime, që çuan në rënie të ndjeshme të aksioneve, dhe në një kampanjë mediatike sociale për të fshirë Facebook-un: #DeleteFacebook.
Aksionet e Facebook-ut ranë për 6,77% të hënën pasi u dha lajmi duke bërë që Zuckerber që i ka 16% të aksioneve të pësonte humbje të mëdha, raporton Guardian, shkruan Periskopi.
Media sociale në fjalë lëshoi një njoftim të hënën ku thoshte se do të angazhojë një forenzikë digjitale për të hetuar nëse Cambridge Analytica ka ende kopje të të dhënave në fjalë.
Observeri raportoi këtë vikend se një kompani e quajtur Global Science Research [GSR] i kishte marrë profilet e Facebook-ut të dhjetëra miliona njerëzve dhe i kishte shitur ato te Cambridge Analytica. The New York Times raportoi të shtunën se Cambridge Analytica ende i ka në posedim “shumicën ose të gjitha” të dhënat e marra. Kjo e fundit ka mohuar se e dinte nëse të dhënat ishin marrë në mënyrë jo të duhur.
“Nëse këto të dhëna ende ekzistojnë, kjo do të përbënte dhunim të rëndë të politikave të Facebookut dhe dhunim të besimit dhe angazhimit të këtyre grupeve,” tha Facebook-u në një deklaratë.
Angazhimi i forenzikës digjitale nga Facebook-u zor se do të qetësojë zyrtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të madhe, ku ligjbërësit kanë bërë thirrje që Zuckerbergu të dëshmojë për këtë gjë.
Të hënën, senatori amerikan Ron Wyden i dërgoi Zuckerbergut një listë të detajuar pyetjes që lidheshin me çështjen në fjalë, me kërkesën që përgjigjjet të jipeshin deri më 13 prill.
Ekspertët e kanë kritikuar qe një kohë të gjatë Facebook-un në lidhje me praktikat e privatësisë, por këto paralajmërime kanë bërë shumë pak që t’iu kthejnë bindjen përdoruesve – numri i të cilëve tash është më shumë se 2 miliardë në botë.
Nëse skandali do të rezultojë në ndryshimin e bindjes së përdoruesve të kompanisë, kjo mbetet të shihet, por tashmë ka dalë hashtagu #DeleteFacebook, i përcjellur me një tjetër #WheresZuck, shkruan